Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Të tjera akuza ndaj R.Kelly

Lapsi.al 14 August 2022
Të tjera akuza ndaj  R.Kelly

Katërmbëdhjetë vjet pasi një juri shpalli të pafajshëm R. Kelly-n pas akuzave për pornografi me fëmijë , prokurorët kanë vendosur të rihapin sërish cështjen.

Këngëtari  është planifikuar të paraqitet në gjykatën federale në Çikago të hënën për gjyqin e  tij shtetëror të vitit 2008, ku u paraqit një video shokuese që ai filmoi duke sulmuar seksualisht dhe duke urinuar mbi një vajzë 14 vjeçe.

Ndër akuzat më të rënda me të cilat do përballet R. Kelly është pengimi i drejtësisë duke manipuluar gjyqin e vitit 2008, dhe se ai pagoi si dhe kërcënoi viktimën për t'u siguruar që ajo të mos dëshmonte.Tani,dëshmia e viktimës së vitit 2008, tashmë në të 30-at , pritet të jetë vendimtare.

Kelly do të jetë gjithashtu në gjyq për pretendimin se ka joshur katër të tjerë për të patur marrëdhënie intime me të kur ishin të mitur. Të gjithë pritet gjithashtu të dëshmojnë.

Artisti u dënua me 30 vjet burg në qershor nga një gjykatës federal i Bruklinit për një dënim në vitin 2021 me akuzat se  ka abuzuar seksualisht me gra, vajza dhe djem të mitur.Më shumë dënime mund t'i shtojnë dekada dënimit të Kelly në Brooklyn, të cilin ai po e apelon./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Piero Angela

I lindur në Torino më 22 dhjetor 1928, Piero Angela u vlerësua gjerësisht në televizion pasi shpërndau dhe mbrojti njohuritë shkencore në librat e shumtë që bot...

19:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI