Flash

Juventus i treti, Milan e Inter jashtë Champions: Kolegji i Garancisë ndryshon renditjen e Serie A

Lapsi.al 20 April 2023
Juventus i treti, Milan e Inter jashtë Champions: Kolegji i Garancisë
Tronditje tjetër për renditjen e Serie A, pas vendimit të Këshillit të Garancisë për ankimimin e Juventus. Penaliteti prej 15 pikësh është hequr dhe kështu klasifikimi ndryshon përsëri drastikisht për ndonjë prej skuadrave. Në fakt, bardhezinjve u janë kthyer përkohësisht 15 pikët e hequra, duke i rikthyer ata përsëri në pozicionet e larta të renditjes. Lexo më tej: Pranohet ankimimi i Juventus në Kolegjin e Garancisë: rikthehen provizorisht 15 pikët në renditje Për tu futur më shumë në detaje, me 59 pikë, Juventus shkon nga vendi i shtatë në të tretin. Bardhezinjtë janë tani vetëm -2 nga vendi i dytë i Lazios dhe në mes të zonës së Champions League përpara Romës. Në pritje të një shpalljeje të re dhe rimodelimit të dënimit, me referimin e dokumenteve të kthyer në Gjykatën e Apelit të FIGC-së, Milan e Inter, dridhen jashtë zonës elitare.

KLASIFIKIMI I RI

Napoli 75 Lazio 61 Juventus 59 Roma 56 Milan 53 Inter 51 Atalanta 49 Bologna 44 Fiorentina 42 Sassuolo 40 Torino 39 Udinese 39 Monza 38 Empoli 32 Salernitana 30 Lecce 28 Spezia 26 Hellas Verona 23 Cremonese 19 Sampdoria 16

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI