Flash

Krujë, humbin në pyll 3 turistë izraelitë

Lapsi.al 11 May 2023
Krujë, humbin në pyll 3 turistë izraelitë

Tre turistë izraelitë janë shpëtuar nga policia pasi humbën për disa orë në pyllin e fshatit Brret në Krujë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë mundësuar edhe tërheqjen e automjetit të turistëve, duke përdorur një automjet të lartë deri në Krujë, pasi automjeti me të cilin ata udhëtonin, kishte pësuar defekt në zonën malore të fshatit Brret.

Pas telefonatës në sallën operative të Komisariatit të Policisë Krujë, nga një turist izraelit, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, sepse kishte humbur orientimin në pyll, si pasojë e defektit të automjetit me të cilin udhëtonte bashkë me 2 shtetas të tjerë, shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për të lokalizuar 3 turistët.

Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në pyllin e fshatit Brret, 3 shtetasit izraelitë Sh. H., 38 vjeç, M. Y., 30 vjeç dhe M. H., 38 vjeç, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

3 turistët kanë falënderuar punonjësit e Policisë që iu erdhën në ndihmë menjëherë pas telefonatës dhe për lëvizjen e automjetit të tyre nga vendi ku kishte pësuar defekt.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI