Flash

Blindohet porta, mbërrin goleadori: Tirana bën goditjet e forta, prezantohet Selmani e Nunes

Lapsi.al 6 June 2023
Blindohet porta, mbërrin goleadori: Tirana bën goditjet e forta,

Kaina Nunes i pari e pak orë më pas edhe Gentian Selmani. Të dy lojtarët kanë firmosur kontratën që do t'i lidhë me Tiranën për dy sezone dhe janë prezantuar zyrtarisht nga klubi. Sulmuesi, pas përfundimit të kontratës me Vllazninë, ka zgjedhur kryeqytetin për të vazhduar aventurën në Shqipëri. Portieri i kombëtares, i lirë nga detyrimi me Laçin, do të zëvendësojë Bekajn mes shtyllave bardheblu.

Dy lëvizjet e para, ashtu si kishte paralajmëruar Lapsi.al, ditë më parë. Tani klubi po insiston për Albi Dokën dhe Hoxhallarin, dy rikthime të forta, që do t'i japin Tiranës tjetër dimension. Kaina, pas aventurës me Kastriotin e Vllazninë, do të luajë në majën e sulmit të Tiranës. Dëmtimi i gjatë i Patrick e ka bërë emergjente një qendërsulmues. E megjithatë pouna nuk ka mbaruar me repartin. Abazaj e Hasani kanë nevojë për alternativa, sidomos me Këpucën e Artë që ka shumë admirues jashtë kufijve. Kaina Nunes në fakt nuk është se sezonin e kaluar tregoi raport të mirë me golin: vetëm 4. Por braziliani ishte gjithmonë zëvendësues i Balaj në gjysmën e dytë të sezonit.

Lexo më tej: Çmendet Tirana: firmos Nunes, pritet Selmani, Doka e Hoxhallari

Selmani pastaj është një siguri. Pas aventurës në Turqi dhe 6 muajve me Laçin, 25 vjecari do të mbrojë portën kryeqytetase. Tirana nuk do të ndjejë kështu largimin e Bekajt, i dënuar për një vit dhe në fund të kontratës me bardheblutë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI