Flash

“E çoj personalisht te Barcelona me karrocë dore”: Basler shpërthen në akuza e turpëron Kimmich

Lapsi.al 6 June 2023
“E çoj personalisht te Barcelona me karrocë dore”:

Bayern Munich u kurorëzua kampion i Gjermanisë për të njëmbëdhjetën herë radhazi. Një fitore që erdhi në minutën e fundit të javës së fundit falë vetëvrasjes së Borussia Dortmund. Por shumë gjëra nuk shkuan siç duhet gjatë sezonit. Duke përfshirë këtu ndryshimet e trajnerit, drejtuesve dhe tensionet në dhomat e zhveshjes. Përveç kësaj, shumë lojtarë të rëndësishëm kanë zhgënjyer pritshmëritë me një rendiment nën mundësitë e tyre. E kjo gjeneroi kritika të forta, ndër to edhe e Mario Basler

Super Mario Basler ka qenë një lojtar i madh i Bayern Munich. Futbollisti luajti për klubin bavarez për tre sezone, duke fituar shumë trofe. Megjithatë, mesfushorit bavarez nuk i pëlqeu sezoni dhe e drejtoi gishtin nga bashkatdhetari Joshua Kimmich. Duke ndërhyrë në programin e Sport 1, Basler nuk e kurseu dozën e sulmit ndaj mesfushorit bavarez. Arsyeja është performanca e dobët në finalen e sezonit. Ndoshta e kushtëzuar nga zërat e tregut që e shohin gati të transferohet te Barcelona.

"E ÇOJ ATY ME KARROCË DORE"

Mbi Joshua Kimmich është i fortë interesimi i Barcelonës. Tekniku Xavi është në kërkim të blerjeve të reja për të synuar një sezon të madh, veçanërisht në Champions. Mario Basler u ndal te këto thashetheme merkatoje, të cilat sipas tij po e dëmtojnë lojtarin. Kimmich në fakt shpeshherë për të ka qenë i pamjaftueshëm me kontributin në fushë: “Nëse vërtet dëshiron të shkojë te Barcelona, do ta çoj personalisht me karrocë dore. Mesfushori është kthyer në protagonist negativ të Bayern Munich dhe është plotësisht i mbivlerësuar. Ai dëshiron të bëjë gjithçka, por ka një ndryshim midis detyrimit për ta bërë dhe dëshirës për ta bërë”. Fjalë të ashpra nga Basler që drejton gishtin nga Kimmich. Mesfushori, në këtë pikë, ka një arsye më shumë për t'u larguar nga Bavaria.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI