Flash

Nga Uzuni te katër portierët, Sylvinho nis punën me 15 lojtarë: të tjerët duhet të mbërrijnë ditët e ardhshme

Lapsi.al 6 June 2023
Nga Uzuni te katër portierët, Sylvinho nis punën me 15

Nga palestra në fushë, Kombëtarja shqiptare ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, në program më 17 dhe 20 qershor. Dy sfida delicate për ambicjet për kualifikim të kuqezinjve. Ndaj dhe Sylvinho, Uzuni e të tjerët, i kanë kushtuar rëndësi maksimale.

Trajneri Sylvinho dhe stafi i tij teknik kanë punuar sot në fushën e Shtëpisë së Futbollit me lojtarët, të cilët kanë mbërritur në grumbullim më herët. Pasi kanë përfunduar impenjimet me klubet e tyre, Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Simon Simoni, Adrian Bajrami, Enea Mihaj, Frederik Veseli, Qazim Laçi, Amir Abrashi, Ylber Ramadani, Ernest Muçi, Andi Hadroj, Myrto Uzuni, Armando Sadiku dhe Anis Mehmeti kanë qenë prezentë në seancën e sotme stërvitore.

Grupi ka punuar fillimisht në palestër për të kaluar më pas në fushë, ku është punuar më shumë me topin për rreth një orë. Në ditët në vazhdim pritet që të gjithë lojtarët e listës me 26 emra të bashkohen me skuadrën. Intensiteti i stërvitjes do të vijë gradualisht në rritje, por do të punohet me dy séance gjatë gjithë kohës.

Lexo më tej: Sylvinho “shtrydh” lojtarët e kombëtares, me dy seanca deri në ndeshje: ja programi stërvitor i kuqezinjve

ATMOSFERË POZITIVE

Atmosfera në këtë seancë të parë ka qenë pozitive dhe deri më tani nuk ka probleme fizike për asnjë lojtarët. Shqipëria do të presë Moldavinë më 17 qershor në stadiumi “Air Albania”. Pastaj, tre ditë më vonë, më 20 qershor, kuqezinjtë do të luajë në transfertë ndaj Ishujve Faroe.

Të dyja ndeshje janë shumë të rëndësishme për objektivin e Kombëtares shqiptare. Si e ka pranuar edhe Sylvinho, kuqezinjtë synojnë kualifikimin për në finalet e Euro “Gjermani 2024”. Pas humbjes me Poloninë tani janë dy ndeshjet e lehta në letër, nga ku braziliani shpreson të dalë me pikë të plota.

https://www.youtube.com/watch?v=hzsfEg0Gukc

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI