Flash

Pas teknikut Spalletti edhe Kim ikën nga Napoli: mbrojtësi ka arritur akordin me Manchester United

Lapsi.al 6 June 2023
Pas teknikut Spalletti edhe Kim ikën nga Napoli: mbrojtësi ka arritur

Nga kontaktet e para te një marrëveshje që tani është në finalizim. Aventurës së Kim Min-jae te Napoli duket se i ka ardhur fundi, duke kulmuar me një titull të jashtëzakonshëm. Mbrojtësi korean, në fakt, është një hap larg kalimit te Manchester United. Djajtë e Kuq janë në kërkim të një qendërmbrojtësi të fortë dhe kanë identifikuar prej kohësh profilin e ish-lojtarit të Fenerbahce. Kim do të mbërrijë në Old Trafford i freskët nga titulli i mbrojtësit më të mirë në Serie A. Sipas Il Mattino, koreani ka organizuar tashmë edhe largimin nga shtëpia e tij në Posillipo.

Kim i ka përshëndetur shokët e tij të skuadrës me rastin e festës së të dielës, përpara se të fluturonte në shtëpi. Në Kore mbrojtësin e pret një periudhë e shkurtër e shërbimi ushtarak. Më pas do të rikthehet në Europë, por me destinacionin Premier League. Manchester United, i cili tashmë ka një marrëveshje me lojtarin, do të paguajë klauzolën prej 60 milionë eurosh. Kjo klauzolë është prezente në kontratën e Kim me Napolin dhe De Laurentiis nuk mund të bëjë asgjë. Kampionët e Italisë duhet të investojnë një pjesë të shumës për të gjetur një zëvendësues të përshtatshëm. Ashtu si bëri duke investuar të ardhurat nga Koulibaly te Chelsea edhe verën e kaluar.

Lexo më tej: Spalletti i thotë lamtumirë Napolit: “Do marr një vit pushim”. Pauzë për teknikun me paratë e De Laurentiis

Mes emrave në listë janë ata të Giorgio Scalvini nga Atalanta dhe japonezit Hiroki Ito nga Sttutgart. Nuk është për tu përjashtuar edhe Milenkovic, veçanërisht nëse Italiano do të ulej në pankinën napolitane.

MENAXHERI "KONFIRMON" LARGIMIN

Dee Hong, menaxheri i Kim Min-jae dhe përfaqësues i agjencisë Orangeball, konfirmoi lamtumirën me një mesazh në LinkedIn. "Ishte një udhëtim i mrekullueshëm në Itali. E jam shumë i lumtur që e shoh këtë djalosh ta përfundojë me rezultatet më të mira: kampion dhe mbrojtësi më i mirë në Serie A. Kim Min-jae, guximi dhe pasioni yt e bënë të mundur. Jam krenar për ty”, ka shkruar ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI