Flash

Maldini-Milan, largim me efekt të menjëhershëm e jo konsensual: protestojnë tifozët kuqezinj

Lapsi.al 6 June 2023
Maldini-Milan, largim me efekt të menjëhershëm e jo konsensual:
Rrugët e Paolo Maldini dhe Milan ndahen sërish, 14 vjet pas herës së parë, kur ai ishte futbollist. Lajmi që ishte në ajër pas përballjes me pronarët e kuqezinjve u zyrtarizua me një deklaratë të klubit. Ajo që ra në sy ishte përcaktimi i lamtumirës së Paolo Maldini me efekt të menjëhershëm. Më saktë nga data e djeshme, 5 qershor 2023. “Përgjegjësitë e tij do t'i caktohen një grupi pune të integruar”. Praktikisht, asnjë zgjidhje konsensuale ndërmjet palëve.

KOMUNIKATA E KLUBIT

AC Milan njofton se Paolo Maldini përfundon mandatin e tij në klub, me efekt nga 5 qershori 2023. E falënderojmë për kontributin e tij ndër vite. Me Milan që u rikthye në Champions League dhe fitoi titullin në sezonin 2021/22. Përgjegjësitë e tij do t'i caktohen një grupi pune të integruar. Grup që do të punojë ngushtë me trajnerin e ekipit të parë, duke i raportuar drejtpërdrejt Administratorit të Deleguar.

PROTESTA PËRPARA SELISË

Pak minuta pas njoftimit për shkarkimin e Paolo Maldini, siç dëshmon edhe fotoja e Milanneës.it, në Casa Milan kanë mbërritur protestat e para të tifozëve. Maldini është një emblemë e kuqezinjve dhe një idhull i tifozëve. Lexo më tej: Maldini e Massara u përzunë nga Milan: skuadra e tërbuar me presidentin e merkato e bllokuar

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI