Flash

Dybala shënoi, Allegri u vërsul kundër Calvo: ja prapaskena e asaj që ndodhi në Dacia Arena

Lapsi.al 6 June 2023
Dybala shënoi, Allegri u vërsul kundër Calvo: ja prapaskena e

Atmosfera te Juventus është paksa e tensionuar. Përveç ngjarjeve jo-futbollistike, ka një situatë konfuze dhe konfliktuale në shoqëria. Përplasja kaotike është mes atyre që duan të qëndrojë Allegri dhe atyre që duan "kokën" e tij. Për momentin ka një krah të hekurt mes teknikut toskan dhe kreut të zonës teknike Francesco Calvo. Përtej deklaratave të fasadës, mes të dyve ka një klimë të tensionuar. E në ditën e fundit të kampionatit, në Dacia Arena, Allegri u vërsul furishëm kundër drejtuesit bardhezi.

Lexo më tej: Juventus, lufta nuk ka mbaruar: nga UEFA është gati skualifikimi në Europë

ALLEGRI I TËRBUAR ME DREJTORIN TEKNIK CALVO

Tuttosport shkruan: “Kishin mbetur vetëm pak sekonda para përfundimit të ndeshjes në Udine, nga pankina. Një ndihmës i trajnerit livornez shkoi t’i tregonte celularin me aksionin e penalltisë së dhënë ndaj Romës në të 90'. Goli i shënuar nga Dybala pati pasojë parakalimin ndaj Juventus, që zbriti kështu në Conference League. Barazimi kundër Spezias në stadiumin Olimpico, falë suksesit bardhezi në Udine, do të kishte vlejtur ngritjen e Juventus në Europa League".

"Në atë moment trajnerit iu ngritën nervat - vazhdoi e përditshmja torineze -. E duke u larguar nga fusha pak para fishkëllimës së fundit, ai shfreu të gjithë zemërimin e tij. Nën dritën e peshës politike të konkurrencës, Allegri e bëri konceptin të qartë direkt për përgjegjësit, ose më saktë për Calvo". Ambienti është i nxehtë te Juventus dhe as ardhja e mundshme e një lojtari elitar në mesfushë nuk duket se mund t'i qetësojë shpirtrat.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI