Flash

Pyetja e Roberto Mancini tremb anglezët e City: "Po sikur Inter të kalojë në avantazh?"

Lapsi.al 8 June 2023
Pyetja e Roberto Mancini tremb anglezët e City: "Po sikur Inter

Dy ditë para finales së Champions League në Stamboll, mes Manchester City dhe Inter, në fushë ka zbritur Roberto Mancini. Trajneri i kombëtares italiane është një ish-i shkëlqyer i ndeshjes. Mancini ka drejtuar zikaltrit, por edhe Citizens. Italiani megjithatë shkon kundër basteshkruesve, që i shohin anglezët si favoritë të qartë: “Gjithçka mund të ndodhë në 90 minuta. Për atë që është, për atë që ka bërë në dhjetë vitet e fundit për sa i përket rezultateve, City është favorit në letër. Por gjithçka mund të ndodhë në një finale. Inter nuk niset i mundur. Është një finale krejtësisht e hapur".

City luan më mirë? "Ata janë të kompletuar, kanë cilësi dhe zgjidhje, janë plot talent. Nuk e di nëse janë më të fortët, janë ata që dinë të luajnë më mirë. Inter gjithashtu ka lojtarë të mirë. Skuadra është solide, nuk është aq e lehtë t'i shënosh zikaltërve. Nuk mund të jap përqindje. Sfidë e drejtë. E përsëris. Gjithçka mund të ndodhë. Unë do t'ju bëj një pyetje: po sikur Inter të kalojë në avantazh?"

Meritë e madhe për arritjen në vijën e finishit të finales i takon teknikut Simone Inzaghi: "E dini, trajnerët varen nga rezultatet. Kohë më parë më dukej se kisha lexuar se kishte dyshime për Inzaghi. Nuk u fol shumë mirë për të. Gjithçka ndryshoi brenda një muaji. Fantastike. Jam i lumtur për Simonen. E kam parë të rritet si lojtar dhe më pas si trajner. Ka bërë shumë mirë".

Lexo më tej: Inter në finalen ndaj City me “heronjtë” e Tripletës: Zhang fton në Stamboll edhe Morattin e Pellegrinin

ITALIA E NATIONS LEAGUE

Më pas, Mancini kaloi te kombëtarja dhe Nations League, ku lojtarët e Inter mund të mbërrijnë pak të lodhur: "Nuk e di nëse vijnë të lodhur apo të emocionuar. Do të varet nga rezultati. Është një rast i mrekullueshëm, një moment special. Urojmë që Inter të fitojë dhe djemtë të kthehen nga Stambolli plot entuziazëm për të shpenzuar energji për Nations”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI