Flash

Brenda dasmës së Taylor dhe Travis: Zbulohen detaje nga ceremonia luksoze

Lapsi.al 1 July 2026

Kanë dalë detaje të reja nga dasma e shumëpritur e Taylor Swift dhe Travis Kelce.

Sipas Page Six, darka e provës para ceremonisë do të zhvillohet të enjten në Infosys Theater, brenda kompleksit të famshëm Madison Square Garden në New York.

Burime pranë çiftit bëjnë të ditur se zgjedhja e këtij ambienti është bërë për shkak të sigurisë së lartë dhe privatësisë, duke shmangur vëmendjen e paparacëve.

Mësohet se në darkën private do të marrin pjesë rreth 100 të ftuar, kryesisht familjarë dhe miq të ngushtë të çiftit. Ndërsa ceremonia madhështore e dasmës, që do të mbahet një ditë më pas, pritet të mbledhë nga 1.000 deri në 2.000 të ftuar.

Sipas raportimeve, brenda Madison Square Garden po ndërtohet një kështjellë gjigante enkas për ceremoninë e martesës. Në listën e të ftuarve thuhet se do të jenë emra të njohur si Selena Gomez, Zoë Kravitz, Ed Sheeran, Karlie Kloss, Suki Waterhouse dhe Gigi Hadid, ndërsa Stevie Nicks dhe Tim McGraw pritet të performojnë gjatë festës.

Ditët e fundit janë parë edhe përgatitje intensive pranë arenës, ku janë dërguar materiale të shumta me mbishkrimin “Garden Party”, ndërsa për pak kohë u shtrua edhe një tapet i kuq në hyrje të Madison Square Garden. Një punonjës i arenës konfirmoi se dekorimet ishin pjesë e organizimit të një dasme.

Taylor Swift dhe Travis Kelce u fejuan në gusht të vitit 2025, pas dy vitesh lidhjeje. Fillimisht ata kishin planifikuar ta zhvillonin ceremoninë në rezidencën e këngëtares në Rhode Island, por më pas vendosën ta zhvendosnin në Madison Square Garden për të garantuar më shumë privatësi dhe për të akomoduar numrin e madh të të ftuarve.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI