Flash

A po rrëzohet Aleksandër Vuçiç? Çfarë dimë për zgjedhjet në Serbi deri tani

Lapsi.al 2026-10-25 17:30:00

A po rrëzohet Aleksandër Vuçiç? Çfarë

Serbia po zhvillon zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mes pjesëmarrjes jashtëzakonisht të lartë, incidenteve të dhunshme dhe raportimeve për parregullsi. Gara mes kampit të Aleksandar Vuçiçit dhe Listës Studentore konsiderohet sfida më serioze ndaj pushtetit të tij 14-vjeçar.

Pjesëmarrja është rekord. Sipas Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (RIK), deri në orën 14:00 kishin votuar 46.53% e qytetarëve, krahasuar me 32.38% në të njëjtën orë në zgjedhjet e vitit 2023. Pjesëmarrja arriti në 49.23% në Vojvodinë dhe 47.55% në Beograd.

Ndërkohë, sondazhet tregojnë një garë të ngushtë. Një anketë e NSPM nxjerr Listën Studentore në avantazh me 44.5%, kundrejt 42.7% të kampit të Vuçiçit, ndërsa sondazhe të tjera favorizojnë ish-presidentin serb. 

Vendvotimet mbyllen në orën 20:00, kur nis numërimi i votave për 250 vendet e parlamentit serb. 

Procesi është shoqëruar me incidente dhe dyshime për manipulime. Mediat serbe raportuan për sulmin fizik ndaj një gruaje pranë një vendvotimi në Beograd, ndërsa grupe burrash të veshur me të zeza u panë duke marshuar në kryeqytet. Rreth 30 persona me kapuçë u shfaqën në bulevardin Kralja Aleksandra, ndërsa një grup më i madh në rrugën Ruzveltova.

Organizata CeSID regjistroi mbi 200 raportime për parregullsi deri në orën 14:00, përfshirë fotografimin e votave dhe votimin familjar. CRTA raportoi gjithashtu pengim të vëzhguesve, cenim të fshehtësisë së votës dhe dyshime për blerje votash.

Megjithatë, përtej përplasjes politike, Vuçiqi dhe studentët bashkohen në një pikë: kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës. 

Lista Studentore mbështet parimin se “Kosova është Serbi”. Përfaqësuesi i saj, Jugosllav Gashiq, deklaroi më 19 tetor se qëndrimi ndaj Kosovës bazohet në Kushtetutën serbe. Studentët madje akuzojnë Vuçiçin se i ka dorëzuar Prishtinës kompetencat policore dhe gjyqësore.

Nga ana tjetër, Vuçiçi vijon të refuzojë pavarësinë e Kosovës dhe e paraqet pengimin e njohjeve ndërkombëtare si sukses diplomatik.

Ndërkohë, shqiptarët garojnë të bashkuar në një listë, me synimin për të maksimalizuar votat dhe përfaqësimin në parlamentin serb. 

Të këshilluara

ide

How Rama is leading the country towards civil strife

Insisting on violence, on arming civilians, on paying police officers as if they were mercenaries, alone does not produce peace. Edi Rama's fear of where he will end up when he is no longer prime minister does not have to become Albania's nightmare.

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI