Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

Gjykata federale bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane 2027, aplikimet mbeten të pezulluara

Lapsi.al 30 October 2026

Gjykata federale bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane 2027, aplikimet

Rihapja e Lotarisë Amerikane për vitin 2027 është bllokuar sërish, pasi Gjykata e Apelit e Qarkut të Nëntë në Shtetet e Bashkuara ka pezulluar përkohësisht zbatimin e vendimit të një gjykate më të ulët, e cila kishte urdhëruar administratën amerikane të hapte regjistrimet për programin e vizave të diversitetit. Vendimi, i marrë më 29 tetor, i jep mundësi administratës Trump të vijojë pezullimin e programit, ndërkohë që shqyrtohet ankimi i paraqitur ndaj vendimit të mëparshëm.

Megjithatë, Gjykata e Apelit nuk ka dhënë një vendim përfundimtar mbi të ardhmen e programit dhe as nuk ka konfirmuar ligjshmërinë e vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të mos hapur regjistrimet. Në arsyetimin e saj, gjykata vlerësoi se paditësi, studioja ligjore e imigracionit Red Eagle Law, nuk kishte një bazë të mjaftueshme ligjore për të kundërshtuar vendimin e autoriteteve amerikane.

Çështja nisi pas padisë së ngritur nga Red Eagle Law, e cila kërkoi ndërhyrjen e gjykatës për të detyruar Departamentin e Shtetit të hapte aplikimet për DV-2027. Më 14 tetor, gjyqtarja federale Jinsook Ohta kishte vendosur në favor të studios ligjore, duke urdhëruar autoritetet që të shpallnin periudhën e regjistrimit deri më 29 tetor dhe ta hapnin procesin më 1 nëntor.

Programi Diversity Visa, i njohur gjerësisht si Lotaria Amerikane, parashikon dhënien e deri në 55 mijë vizave të emigracionit çdo vit për shtetasit e vendeve me nivele historikisht të ulëta emigrimi drejt SHBA-së.  Për momentin, regjistrimet për DV-2027 mbeten të mbyllura dhe nuk ka një datë të re zyrtare për hapjen e aplikimeve. Çështja pritet të vijojë në Gjykatën e Apelit, ndërsa mbetet e paqartë se kur do të merret një vendim përfundimtar dhe nëse programi do të rihapet për aplikantët.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI