Flash

Grabiti bankën te Komuna e Parisit për 3 minuta dhe mori 60 mijë euro, autori i maskuar dyshohet se nuk veproi vetëm

Lapsi.al 3 November 2026

Grabiti bankën te Komuna e Parisit për 3 minuta dhe mori 60 mijë

Grabitja e bankës së nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit, ku të hënën u morën rreth 60 mijë euro, zgjati vetëm tre minuta. Hetuesit po ndjekin disa pista për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa dyshimet janë përqendruar edhe te mundësia që ai të ketë pasur bashkëpunëtorë.

Policia ka krijuar dyshime për një person, i cili mendohet se e kishte vëzhguar bankën përpara grabitjes. Megjithatë, deri më tani nuk ka prova që e lidhin atë drejtpërdrejt me ngjarjen. 

Sipas hetuesve, autori kishte informacion të saktë për vendndodhjen e parave, çka ka ngritur dyshime se mund të jetë ndihmuar nga persona të tjerë, përfshirë edhe punonjës të bankës. Ky dyshim mbetet pjesë e hetimit dhe nuk është konfirmuar. 

Një tjetër pistë që po verifikohet është mundësia që i njëjti person të ketë kryer edhe grabitjen e një banke tjetër në muajin qershor, në një zonë jo shumë larg vendit të ngjarjes së fundit. Dyshimet lidhen me faktin se në të dyja rastet autori ka humbur gjurmët në të njëjtin vend. Megjithatë, hetuesit vijojnë verifikimet për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për të njëjtin autor dhe nëse grabitja është kryer me ndihmën e personave të tjerë.

 
 
 
  

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI