Flash

Ish-punonjësja fiton gjyqin ndaj Chris Brown pas sulmit të rëndë nga qeni i tij

Lapsi.al 1 July 2026

Chris Brown është urdhëruar të paguajë 13 milionë dollarë dëmshpërblim ndaj ish-punonjëses së tij të shtëpisë, Maria Avila, pasi ajo u sulmua rëndë nga qeni i këngëtarit në vitin 2020.

Sipas dokumenteve gjyqësore, Avila paditi Brown për neglizhencë, duke pretenduar se qeni i racës Caucasian Shepherd, e sulmoi ndërsa ajo po nxirrte mbeturinat në shtëpinë e tij në Tarzana, Kaliforni. Sulmi i shkaktoi plagë të rënda në fytyrë si edhe dëmtime në krah që i kanë lënë probleme të përhershme me lëvizjen.

Përveç Avilës, gjykata vendosi që bashkëshorti i saj, Oscar Olivo, të përfitojë 50 mijë dollarë, ndërsa motra e saj, Patricia, 885 mijë dollarë, pasi edhe ata ndodheshin në vendngjarje në momentin e sulmit.

Gjatë procesit gjyqësor, Brown dëshmoi se e gjeti Avilën të shtrirë në tokë, të mbuluar me gjak. Ai pranoi se u largua nga vendi i ngjarjes përpara mbërritjes së ambulancës, duke thënë se e bëri këtë me këshillën e menaxherit të tij për të shmangur vëmendjen mediatike.

Këngëtari argumentoi gjithashtu se punonjësja ishte paralajmëruar më parë për qentë dhe se nuk duhej të dilte jashtë pa shoqërimin e sigurimit, pretendim që Avila e mohoi.

Vendimi vjen në një periudhë kur Chris Brown vazhdon të përballet edhe me çështje të tjera ligjore. Në vitin 2025 ai u arrestua në lidhje me një incident të ndodhur në vitin 2023, ku akuzohet se goditi me një shishe tekile producentin muzikor Abe Diaw, i cili më pas ngriti padi duke pretenduar se kishte pësuar dëmtime serioze.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI