Flash

Ndahet nga jeta aktori i "Harry Potter", Michael Byrne

Lapsi.al 1 July 2026

Aktori britanik Michael Byrne, i njohur për rolet e tij në filmat "Indiana Jones and the Last Crusade" dhe "Harry Potter and the Deathly Hallows: Part 1", ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Sipas The Guardian, Byrne u nda nga jeta më 20 qershor, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është bërë publik.

I lindur në Londër më 7 nëntor 1943, Michael Byrne ndërtoi një karrierë artistike që zgjati afro gjashtë dekada. Ai e nisi rrugëtimin në teatër në vitin 1963, si pjesë e trupës së parë të National Theatre Company, të themeluar nga Laurence Olivier në Old Vic Theatre.

Gjatë karrierës në skenë interpretoi në vepra të njohura si Death and the Maiden, Much Ado About Nothing, The Cherry Orchard, The Seagull dhe Romeo and Juliet.

Debutimin në kinematografi e bëri po në vitin 1963 me filmin The Scarlet Blade, ndërsa më pas u shfaq në një sërë produksionesh të njohura si Butley, The Eagle Has Landed, The Medusa Touch dhe The Good Father.

Një nga rolet e tij më të njohura erdhi në vitin 1989, kur interpretoi kolonelin nazist Ernst Vogel në filmin Indiana Jones and the Last Crusade, përkrah Harrison Ford.

Më vonë, ai luajti edhe në filma të suksesshëm si Braveheart, Tomorrow Never Dies dhe Gangs of New York.

Në vitin 2010, Byrne u bë pjesë e universit të Harry Potter, duke interpretuar magjistarin Gellert Grindelwald në Harry Potter and the Deathly Hallows: Part 1. Tre vite më vonë ai luajti kirurgun kardiak Christiaan Barnard në filmin Diana, me Naomi Watts në rolin kryesor.

Përveç kinemasë, Michael Byrne pati një karrierë të pasur edhe në televizion, me role në seriale si Midsomer Murders, The Living and the Dead, Bodies dhe Coronation Street, ku interpretoi personazhin Ted Page nga viti 2008 deri në 2010.

Paraqitja e tij e fundit në ekran ishte në vitin 2023, në serialin komedi-dramë The Phoebus Files.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI