Flash

Muriqi nuk dinte çtë bënte, sherr masiv, shkelma e grushta në Galatasaray-Fenerbahçe: ndërhyn policia 

Galatasaray fiton derbin kundër Fenerbahçe me rezultatin 2-1, falë dopietës së Victor Osimhen, por pas vërshëllimës përfundimtare ndodh gjithçka.

Lapsi.al 27 October 2026

Muriqi nuk dinte çtë bënte, sherr masiv, shkelma e grushta

Galatasaray fiton derbin kundër Fenerbahçe me rezultatin 2-1, falë dopietës së Victor Osimhen, por pas vërshëllimës përfundimtare ndodh gjithçka. Kerem Aktürkoğlu dhe Sallai ndezën menjëherë një përleshje, e cila nisi me shtyrje dhe më pas degjeneroi në shqelma e grushte, duke përfshirë shumë shpejt futbollistët e të dyja skuadrave.

Në fushë hynë të gjithë, përfshirë edhe pjesëtarët e stafit teknik dhe mjekësor të të dy ekipeve. Arbitri qëndroi duke vëzhguar situatën, por kaosi ishte aq i madh saqë u desh ndërhyrja edhe e policisë. Më pas, Archie Brown dhe Abdülkerim Bardakcı u përfshinë në një tjetër përleshje, gjatë së cilës të dy lojtarët përfunduan në tokë. Pas rreth katër-pesë minutash tensioni, futbollistët e Fenerbahçe u drejtuan për në dhomat e zhveshjes. Si pasojë e përleshjes, Archie Brown i Fenerbahçe dhe Abdülkerim Bardakcı i Galatasaray u ndëshkuan me karton të kuq. Ndërkohë, Kerem Aktürkoğlu dhe Rolland Sallai morën kartonë të verdhë. Futbollistët e përfshirë në incident ka të ngjarë të dërgohen përpara Komisionit Disiplinor të Federatës Turke të Futbollit.

Gjithçka ndodhi përpara syve të tifozëve, të cilët me siguri nuk prisnin të shihnin një skenë të tillë, pavarësisht se ky derbi është shoqëruar gjithmonë me tensione të mëdha. Në përleshje u përfshinë edhe Guendouzi, Muriqi dhe Lukaku, të cilët u përpoqën të ndanin shokët e tyre të skuadrës, por situata ishte shumë e vështirë për t'u qetësuar. E pabesueshme ishte edhe fakti se fotografët arritën të hynin në fushë për të kapur momentet e incidentit. Të pranishme ishin gjithashtu kamerat televizive, të cilat do të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjeve dhe do t'i japin mundësi Komisionit Disiplinor të marrë vendimet e duhura për ndëshkimin e përgjegjësve.

Sa i përket aspektit sportiv, Galatasaray arriti të fitojë falë dopietës së zakonshme të Victor Osimhen, i cili e ndihmoi skuadrën të forcojë edhe më shumë pozitat në krye të renditjes, duke shkuar në kuotën e 22 pikëve. Fenerbahçe, nga ana tjetër, mbetet me 16 pikë, pavarësisht merkatos së jashtëzakonshme të realizuar gjatë verës, e cila deri tani nuk po i jep skuadrës turke rezultatet e shpresuara.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI