
Policia ka reaguar zyrtarisht lidhur me plagosjen me armë zjarri në Shkodër. Blutë bëjnë me dije se një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, Taulant Hotin, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Sakaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.