
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të martë në Shkodër. Mësohet se i plagosur ka mbetur Taulant Hoti. Mësohet se Hoti ka marrë plagë me armë në këmbë.
Ende nuk dihen shkaqet e plagosjes teksa ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në fshatin Shtoj. Hoti është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës ku ka marrë ndihmë mjekësore.
I plagosuri do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e plumbit nga këmba.