Flash

Paketa fiskale 2027/ Ulet në 50 mijë euro pragu për pagimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për bizneset

Lapsi.al 27 October 2026

 

Paketa fiskale 2027/ Ulet në 50 mijë euro pragu për pagimin e

Me paketën e re fiskale, qeveria propozon ndryshime edhe në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për bizneset.

Nga 1 janari 2027, pragu i regjistrimit të detyrueshëm për TVSH-në propozohet të ulet nga 10 mln lekë, që është aktualisht, në 5 mln lekë qarkullim vjetor. Sipas relacionit shoqërues të projektvendimit, ndryshimi pritet të përfshijë rreth 17,516 tatimpagues të rinj në skemën e TVSH-së.

Aktualisht, bizneset me qarkullim vjetor mbi 10 mln lekë janë të detyruara të regjistrohen në skemën e TVSH-së, ndërsa ato me qarkullim mbi 5 mln lekë mund të zgjedhin regjistrimin vullnetar, sipas kushteve të përcaktuara në legjislacionin në fuqi. Ndryshimet janë propozuar në projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 953, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, ‘Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”’, të ndryshuar”.

Sipas relacionit, ulja e pragut synon formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë, zgjerimin e bazës së tatueshme dhe përmirësimin e administrimit të TVSH-së.

“Në nenin 11 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 953/2014 përcaktohet kufiri minimal i regjistrimit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, i cili prej janar 2021 është 10 (dhjetë) milionë lekë, me përjashtim të personave të tatueshëm, që ofrojnë shërbime sipas profesioneve të tilla, si: noter, përmbarues gjyqësor shtetëror dhe privat, kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në së të cilëve është zero, pavarësisht nga qarkullimi vjetor i tyre.

Ndërkohë, qarkullimi vjetor më i madh se 5,000,000 (pesë milionë) lekë, është aktualisht një kufi minimal i regjistrimit për TVSH-në, por me të drejtë zgjedhjeje nga tatimpaguesit.

Krahasuar me vendet e rajonit dhe me vendet anëtare në Bashkimin Evropian, aktualisht vendi ynë aplikon një kufi minimal të regjistrimit për TVSH-në prej 10 milionë lekë në vit, ose rreth 108, 696 euro, që është ndjeshëm më lartë  sesa kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në në këto vende. Në tabelën e mëposhtme paraqitet kufiri minimal regjistrimit në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe disa vende të BE-së.

Në këtë kuadër, propozohet ulja e pragut të regjistrimit për TVSH nga 10 milionë në 5 milionë lekë qarkullim vjetor, duke përfshirë rreth 17.516 tatimpagues të rinj në skemën e TVSH-së.

Ulja e kufirit minimal të regjistrimit synon rritjen e formalizimit të aktivitetit ekonomik dhe krijimin e një kuadri fiskal më gjithëpërfshirës dhe transparent, nëpërmjet formalizimit të mëtejshëm të zinxhirit të transaksionit të mallrave dhe shërbimeve, si dhe zgjerimit të mëtejshëm të bazës së tatimpaguesve”, theksohet në relacion.

Ndërkohë, në përcaktimin e kufirit minimal të regjistrimit për TVSH-në prej 5 milion lekë, është mbajtur në konsideratë fakti se, ky kufi përjashton ato biznese që janë kryesisht biznese familjare dhe me të vetëpunësuar të vetëm.

Projektvendimi parashikohet të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, ndërsa efektet e tij do të fillojnë më 1 janar 2027.

Miratimi dhe zbatimi i këtij projektvendimi, synon të sjellë efekt pozitiv, në rreth 4.5 miliardë lekë, në të ardhurat nga TVSH-ja./Monitor

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI