Flash

Brazili ndalon testimet e vaksinës kineze pas raportimit të një incidenti

Lapsi.al 10 November 2020
Brazili ndalon testimet e vaksinës kineze pas raportimit të një

Testimet klinike braziliane për një vaksinë kineze për koronavirus janë pezulluar pasi autoritetet kanë raportuar për një “incident të rëndë”.

Qendra rregullatore për shëndetësi në Brazil, Anvisa, ka thënë se incidenti është regjistruar më 29 tetor, mirëpo nuk ka dhënë më shumë hollësi.

Testimet e fazës së fundit të vaksinës së kompanisë Sinovac janë duke u kryer edhe në Indonezi dhe Turqi.

Deri më tani, asnjëri shtet nuk ka raportuar pezullim të testimit.

Vaksina e kompanisë Sinovac është një prej shumë vaksinave që po testohen në fazat e tyre finale.

Mirëpo Kina veçse ka nisur të imunizojë mijëra persona.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë përgjigjje nga Sinovac.

Brazili është një prej shteteve të prekura më së keqi nga koronavirusi, meqë ka regjistruar më shumë se 5.6 milionë raste – e treta në renditje botërore pas Shteteve të Bashkuara dhe Indisë.

Autoritetet braziliane kanë raportuar edhe 163,000 viktima, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Dimas Covas, udhëheqës i Insitutit mjekësor Butantan, që po kryen testimet në Brazil, u ka thënë mediave lokale se pezullimi i testimeve është bërë për shkak të një vdekjeje.

Megjithatë, ai ka insistuar se vdekja nuk ka qenë e lidhur me vaksinën, raporton agjencia e lajmeve, Reuters./rel

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI