Flash

Trump shpreson ende te fitorja, paralajmëron përmbysje të rezultateve javën e ardhshme

Lapsi.al 10 November 2020
Trump shpreson ende te fitorja, paralajmëron përmbysje të

Trump paralajmëron përmbysje të rezultateve javën e ardhshme. Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duket se ende ka shpresë se i ka fituar zgjedhjet, ndonëse rezultati flet ndryshe. Ai ka thënë se do të fitojë dhe se rezultatet do të fillojnë të dalin javën e ardhshme.

“Do të fitojmë. Jemi duke bërë përparim të madh. Rezultatet fillojnë të dalin javën e ardhshme. Bëjeni Amerikën madhështore përsëri!”, shkroi ai në Facebook

Sidoqoftë, gjiganti i rrjeteve sociale postimeve të Trumpit ua ka bashkëngjitur linqet ku thuhet se Joe Biden pritet të jetë fitues i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, duke cituar agjencinë Reuters dhe shumë burime tjera.

Sipas rezultatit të deritashëm, Joe Biden ka siguruar 290 vota në Kolegjin Zgjedhor, 20 më shumë sesa pragu i nevojshëm për t’i fituar zgjedhjet sipas sistemit amerikan.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI