Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Moisiu: Basha luajti gabim, Berishën e ndjekin njerëz të pakulturuar

Lapsi.al 28 March 2022
Moisiu: Basha luajti gabim, Berishën e ndjekin njerëz të

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu e quan të gabuar rikthimin e Sali Berishës në PD dhe tentativën e tij për të ardhur sërish në pushtet.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Moisiu tha se rikthimi në pushtet i Sali Berishës do të ishte "fundi i dynjasë".

“Për mua ardhja e Berishës në pushtet është e pamundur të arrihet. Nuk besoj… Nëse vjen Berisha do të ishte fundi i dynjasë...” – tha Moisiu.

Ish-presidenti bëri edhe një akuzë mjaft të rëndë pasi tha se Berishën e ndjekin njerëz të pakulturuar.

“Puna është kush e ndjek tani. Ne i njohim njerëzit. Janë pjesa më e pakulturuar. Janë ish-doganierë, ish-tatimorë, ish-policë, “ish”-a që pa mund, pa djersë kanë arritur të marrin disa vende dominuese” – tha Moisiu.

Moisiu ishte kritik edhe me Bashën që sipas tij luajti gabim përballë Berishës.

“Nuk është asgjë e re dhe e papritur. Unë kam respekt për Bashën, por ai bëri gabimet e tij. Kur filloi Foltorja, duhet të dilte edhe ai” – tha Moisiu. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI