Flash

Arrestimi i Belerit në Himarë, reagojnë me urgjencë mediat greke

Lapsi.al 12 May 2023
Arrestimi i Belerit në Himarë, reagojnë me urgjencë mediat

Arrestimi i Fredi Belerit, është pasqyruar menjëherë në mediat greke. Në një shkrim të orëve të para të mëngjesit të sotëm, Protothema shkruan se Presidenti i Omonias në Himarë u dërgua pak pas mesnate në ambientet e komisariatit të policisë në Vlorë .

Në një video të postuar nga faqja e internetit, presidenti i Omonias në Himarë ishte duke folur në rrugën kryesore jashtë një restoranti me kolegët e tij, kur oficerët e policisë shfaqen dhe e vënë në pranga. Më pas arrestojnë dy bashkëpunëtorët e tjerë të tij dhe i vendosin në makinën e policisë.

Beleri u dërgua pak pas mesnate në ambientet e komisariatit të policisë në Vlorë. Mediat shqiptare raportuan se kandidati për kryebashkiak i Himarës u arrestua me akuzën e blerjes së votës.

Më herët partia minoritare KEAD kishte lëshuar një deklaratë kundër kryeministrit shqiptar për polarizimin e klimës në Himarë. "

Të këshilluara

Krujë, humbin në pyll 3 turistë izraelitë

Tre turistë izraelitë janë shpëtuar nga policia pasi humbën për disa orë në pyllin e fshatit Brret në Krujë. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë mundësuar ...

18:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI