Flash

Arrestimi i Fredi Belerit/ Dule: E rrëmbeu policia me urdhër të Ramës

Lapsi.al 12 May 2023
Arrestimi i Fredi Belerit/ Dule: E rrëmbeu policia me urdhër të

Kandidati për bashkinë i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri është arrestuar. Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ishte i pranishëm në ambientet e jashtme të komisariatit të Himarës. Ai e ka e quajtur një 'sulm të pastër politik' arrestimin e Fredi Belerit. Dule ka bërë thirrje që të tilla tentative për pengimin e procesit elektoral të ndalen. Sipas tij, Beleri u mor në polici me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

“Pas një jave urrejtje, përçarje, lançimi, nga ana e kryeministrit Edi Rama kundër zotit Beleri, me urdhër dhe porosi të tij, forca policore, rrëmbyen në qendër të qytetit, me një skenë të shëmtuar, për në komisariatin e Vlorës, zotin Beljeri dhe avokatin e tij. Është akt i paprecedent dhe i pashpjegueshëm. Fenomen që ka lidhje vetëm me regjimet totalitare. Bëjmë thirrje për lirimin e tij. Garantimi i procesit zgjedhor dhe i votës, dhe heqja dorë nga intimidimi nga zoti Rama për qytetarët. Kemi paralajmëruar me deklaratën tonë të pardjeshme dhe dëshirojmë përsëri dhe sot t’u drejtohemi mediave, që të jenë të pranishme që të bëhet procesi transparent.”, tha Dule.

[video width="848" height="448" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/WhatsApp-Video-2023-05-12-at-7.56.55-AM-1-1-1-1-1.mp4"][/video]

 

 

Të këshilluara

Krujë, humbin në pyll 3 turistë izraelitë

Tre turistë izraelitë janë shpëtuar nga policia pasi humbën për disa orë në pyllin e fshatit Brret në Krujë. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë mundësuar ...

18:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI