
Kim Kardashian është vënë sërish në qendër të debatit pasi provoi një tjetër objekt me rëndësi historike nga bota eHollywood-it.
Katër vite pasi shkaktoi polemika për veshjen e fustanit ikonë të Marilyn Monroe në Met Gala, Kardashian pati mundësinë të mbante një tjetër bizhuteri që dikur i përkiste një prej ikonave më të mëdha të showbiz-it, Elizabeth Taylor.
Kim provoi së fundmi gjerdanin milionësh me smeraldë dhe diamante të aktores së ndjerë, gjatë një vizite në dyqanin e shtëpisë së famshme të bizhuterive Bulgari në Romë.
Bizhuteria ishte aq e veçantë dhe me vlerë të madhe historike, saqë një punonjës i dyqanit përdori doreza të bardha gjatë momentit kur e mori në duar. Gjerdani i ishte dhuruar Elizabeth Taylor nga ish-bashkëshorti i saj, Richard Burton.
Kim publikoi disa fotografi nga vizita në profilin e saj në rrjetet sociale, duke e përshkruar përvojën si diçka jashtëzakonisht të veçantë. Megjithatë, entuziazmi i saj nuk u nda nga të gjithë ndjekësit.
Përkundrazi, komentet kritike nuk munguan.
“Elizabeth Taylor sapo u rrotullua në varrin e saj”, shkroi një përdorues në rrjetet sociale.
Të tjerë rikthyen në vëmendje polemikat e mëparshme rreth fustanit të Marilyn Monroe, pasi Kardashian e veshi atë nëMet Gala. Në atë kohë pati pretendime se fustani ishte dëmtuar pas përdorimit nga Kim, pretendime që ajo i ka mohuar më parë.
“A do ta shkatërrojë edhe këtë, ashtu siç bëri me fustanin e Marilyn Monroe?”, shkroi një komentues.
“Shpresoj të mos e ketë dëmtuar, siç ndodhi me fustanin e Marilyn”, komentoi një tjetër.
Një tjetër përdorues shkroi: “Elizabeth ndoshta po qan në varrin e saj tani!”.
Megjithatë, jo të gjithë reaguan negativisht. Disa ndjekës e vlerësuan pamjen e Kim me bizhuteritë e rralla.
“Duhet ta pranoj, i shkojnë shumë bukur”, shkroi një komentues.
“Kjo është absolutisht mahnitëse, një pamje spektakolare”, komentoi një tjetër.
Ndërsa një përdorues tjetër shkroi: “Sa e pabesueshme! Ajo ishte një person kaq i bukur dhe një ikonë e vërtetë”.
Një tjetër komentues bëri edhe një referencë për partnerin e Kim, pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton, duke shkruar:“Çfarë fati për Lewis”.
Kim Kardashian ka qenë prej vitesh një admiruese e Elizabeth Taylor, madje ka qenë edhe producente ekzekutive e një dokumentari me tre pjesë kushtuar aktores.
Ajo ishte gjithashtu personi i fundit që intervistoi ikonën e Hollywood-it përpara vdekjes së saj në vitin 2011. Gjatë asajinterviste për revistën Harper's Bazaar, të dyja diskutuan për koleksionin e famshëm të bizhuterive të Taylor dhe mendimet e saj mbi rrjetet sociale.
“Ju keni qenë gjithmonë përpara kohës suaj dhe tani jeni edhe në Twitter. Çfarë ju pëlqen më shumë aty? Dhe, me pak shaka, a do të më ndiqni edhe mua?”, e pyeti Kim aktoren.
“Më pëlqen lidhja me fansat dhe njerëzit që më kanë mbështetur. Më pëlqen ideja e reagimeve të drejtpërdrejta dhe e një komunikimi dypalësh, diçka shumë moderne. Por ndonjëherë mendoj se dimë shumë për idhujt tanë dhe kjo na prish ëndrrën. Prandaj, si çdo gjë tjetër, edhe kjo duhet përdorur me kujdes! Po, sigurisht që do të të ndjek, e dashur”, ishte përgjigjur Elizabeth Taylor.
Kardashian kishte pasur gjithashtu mundësinë të shihte nga afër disa prej sendeve personale të aktores pas vdekjes së saj,përfshirë koleksionin e bizhuterive.