Flash

Lost in Himara, foreign tourist rescued

After several hours of searching, a foreign tourist who had lost his way in the area of ​​the village of Iliaz, in the Municipality of Himara, was found and re...

18:49

Dyshohet për sulm terrorist, një i vrarë dhe 5 të plagosur në Paris

Lapsi.al 2026-10-23 18:30:40

Dyshohet për sulm terrorist, një i vrarë dhe 5 të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur, tre prej tyre në gjendje të rëndë, pas disa të shtënave me armë zjarri në periferi të Parisit, në Francë. Autoritetet franceze po hetojnë ngjarjen si një vepër të mundshme terroriste, ndërsa i dyshuari për sulmin është arrestuar.

Sulmet ndodhën të premten në mëngjes, fillimisht në qytetin Trappes, në jugperëndim të Parisit, dhe më pas në komunën fqinje La Verrière. Sipas ministrit të Brendshëm francez, Laurent Nuñez, seria e të shtënave zgjati rreth 15 minuta.

 
Mes të plagosurve është edhe një vajzë 12-vjeçare, ndërsa tre persona ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas kryetarit të bashkisë së Trappes, Ali Rabeh, autori i dyshuar lëvizte me një automjet tip Renault Clio, me ngjyrë gri, dhe qëllonte me armë ndaj personave që ndeshte gjatë rrugës.

Të shtënat raportohet se ndodhën në disa zona të qytetit, përfshirë një pikë karburanti, një qendër mjekësore dhe një kënd lojërash për fëmijë. Më pas, i dyshuari vijoi lëvizjen drejt La Verrière, ku u arrestua nga policia në rrugën kryesore N10.

Kryebashkiaku Rabeh deklaroi se agresori dukej se kishte synuar të shkaktonte sa më shumë viktima. Ai ngriti gjithashtu dyshime se sulmi mund të ketë pasur motive raciste dhe islamofobe, duke iu referuar prejardhjes së disa prej viktimave.

Megjithatë, autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm lidhur me identitetin e viktimave dhe motivet e mundshme të sulmit.

Prokuroria Kombëtare Kundër Terrorizmit në Francë (PNAT) ka marrë përsipër hetimin. Në njoftimin e saj, ajo bëri të ditur se çështja po trajtohet si vrasje në lidhje me një ndërmarrje terroriste. Hetimet përfshijnë gjithashtu dyshimet për rrethana rënduese, në rast se krimi është kryer për shkak të përkatësisë reale ose të perceptuar racore, etnike, kombëtare apo fetare të viktimave.

 
Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, deklaroi se ngjarja po trajtohet si një krim terrorist, në përputhje me vlerësimin e prokurorisë.

Deri më tani, motivi i sulmit nuk është përcaktuar përfundimisht. Autoritetet franceze po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse sulmi është kryer për arsye ideologjike, fetare apo raciste.

Të këshilluara

ide

How Rama is leading the country towards civil strife

Insisting on violence, on arming civilians, on paying police officers as if they were mercenaries, alone does not produce peace. Edi Rama's fear of where he will end up when he is no longer prime minister does not have to become Albania's nightmare.

15:20 Armand Shkullaku

Andi Bushati: Why stones and Molotov cocktails became inevitable

This youth revolt has had a great merit. It made known to the general public the most criminal side of this regime that had until now been preserved in the most secretive recesses. If the extremely peaceful revolution of the flamingos showed us that this government was no longer popular, its radical epilogue, with stones and Molotov cocktails, is serving to bring to light that the autocrat is capable of using any means to stay in power.

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një tjetër minimum historik

The Euro-Lek exchange rate continues to decline and is further approaching the 90 Lek mark. According to the official exchange rate of the Bank of Albania, the...

15:30

Me sytë katër

PAPARAZZI