Flash

RENEA zbarkon në Korçë pas vrasjes së ish-ushtarit, zbulohet fotoja e autorit

Lapsi.al 2026-08-08 20:11:58

RENEA zbarkon në Korçë pas vrasjes së ish-ushtarit,

RENEA ka zbarkuar në Korçë mbrëmjen e sotme.

Mësohet se vetëm pak minuta më parë, forca të shumta policie si edhe RENEA kanë shkuar pranë banesës së autorit. Po ashtu janë ushtruar kontrolle në varrezat e qytetit. Dyshohet se autori mund të jetë fshehur në këtë zonë.

Johan Zuko nuk është arritur të gjendet atje nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Policia ka dhënë informacionin paraprak për vrasjen e ndodhur pasditen e sotme në Korçë, ku humbi jetën 20-vjeçari Johan Zuko.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në rrugën “Viktor Eftimiu”, në lagjen nr. 15, ku një konflikt mes disa personave është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Ndërkohë, tre persona të dyshuar si të përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat, ku do t’u nënshtrohen veprimeve të mëtejshme procedurale.

Viktima dhe autori i dyshuar janë përfshirë në një konflikt pak para ngjarjes. Zuko dyshohet se ka pasur me vete edhe një thikë. Thika është gjetur në dorën e viktimës pas ngjarjes dhe është sekuestruar nga grupi hetimor si provë materiale.

Viktima ka marrë vetëm një plagë në pjesën e poshtme të shpatullës, plumb i cili i ka dalë nga ana tjetër. Autori e ka qëlluar nga pas viktimën, teksa 20 vjeçari ngjiste shkallët, në kat të tretë.

Mësohet se 20-vjeçari ishte mobilizuar si ushtar prej më shumë se një viti dhe vetëm dy muaj më parë kishte lënë detyrën pasi do shkonte tek i vëllai në Angli.

Autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja dhe vijon të jetë në arrati. Policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij, ndërsa hetuesit po punojnë për të dokumentuar dinamikën e konfliktit dhe për të zbardhur rrethanat e plota të vrasjes.

Të këshilluara

ide

How Rama is leading the country towards civil strife

Insisting on violence, on arming civilians, on paying police officers as if they were mercenaries, alone does not produce peace. Edi Rama's fear of where he will end up when he is no longer prime minister does not have to become Albania's nightmare.

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI