Flash

Sherr për një turë drush, 69-vjeçari pëson infarkt dhe humb jetën pasi pa të birin në konflikt

Lapsi.al 2026-08-07 07:40:47

Sherr për një turë drush, 69-vjeçari pëson infarkt

Një 69-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes në Roskovec, pas një konflikti mes djalit të tij dhe një komshiu.Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, në lagjen Vrapaj. 

Sipas policisë, konflikti nisi për një turë drush dhe më pas degradoi në përplasje fizike. Viktima, Baftjar Vrapi, ndodhej në banesë me bashkëshorten. Pasi mori vesh për konfliktin, ai tentoi të dilte jashtë për të ndërhyrë, por u ndje keq dhe u rrëzua. 69-vjeçari u dërgua me urgjencë në Qendrën Shëndetësore të Roskovecit, ku mjekët konstatuan vdekjen. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një infarkt. Policia po merr në pyetje personat e përfshirë dhe po punon për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

How Rama is leading the country towards civil strife

Insisting on violence, on arming civilians, on paying police officers as if they were mercenaries, alone does not produce peace. Edi Rama's fear of where he will end up when he is no longer prime minister does not have to become Albania's nightmare.

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI