Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Kryespiuni ukrainas që zbuloi planet ruse që në nëntor

Lapsi.al 28 March 2022
Kryespiuni ukrainas që zbuloi planet ruse që në nëntor

Shefi i Departamentit të Inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës, gjeneral brigade Kirill Budanov tha se vendi i tij e dinte për përgatitjen e sulmit nga ana e Rusisë që në nëntor të vitit të kaluar.

“Para dhe pas fillimit të armiqësive, burimet tona në Rusi dhanë shumë informacione për planet e Putin”, - tha Budanov, duke specifikuar se bëhej fjalë për burime brenda në Kremlin.

“Ne kemi burime, shumë burime që funksionojnë për ne. Në ushtri, në qarqet politike, si dhe në administratën presidenciale. Falë funksionimit të suksesshëm të vëzhgimit kibernetik, Ukraina ishte në gjendje të hynte në të gjithë kompleksin e mbrojtjes ushtarake në Rusi. Falë të dhënave që siguruam, u arrit të prishen planet e Kremlinit”, - tha ai për agjencinë “Unian”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI