Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Si ushtria ukrainase ndali kolonën gjigante ruse që u nis drejt Kievit

Lapsi.al 28 March 2022
Si ushtria ukrainase ndali kolonën gjigante ruse që u nis drejt Kievit

Një javë pas sulmeve të para në Ukrainë, Rusia nisi një ofensivë drejt Kievit. Një kolonë me mijëra tanke nga Bjellorusia kishte mbërritur rreth 60 km nga kryeqyteti ukrainas. Ishin të shumta pamjet satelitore që tregonin këtë kolonë të pafund me mjete ushtarake. Më pas, ajo u bllokua. Britanikja “The Guardian” shkruan se si ushtria e Zelensky ia doli ta ndalë këtë kolonë. Bëhet fjalë për ekip komandosh prej 30 pjesëtarësh të forcave speciale dhe një ekip pilotësh amatorë të dronëve që hodhën mikrobomba që çuditërisht kanë bërë “mrekullinë”.

Në operacion ndihmuan edhe dronët ushtarakë turq “Bayraktar”, por punën më të madhe e bënë pilotët e “Aerorozvidka” që u kujdesën për ndalimin e “Ushtrisë së Kuqe”.

Por kush janë këta pilotë? Është një organizatë e krijuar në korrik 2020 me qëllim që të ndihmojë forcat e mbrojtjes ukrainase. Ata financohen përmes donacioneve të shumta dhe qëllimi i tyre është të mbledhin pilotët civilë të dronëve për t'i përdorur në betejë. Falë avionëve të tyre të aftë për të mbajtur mikrobomba prej rreth 1.5 kg ata janë në gjendje të japin goditje vdekjeprurëse. ©LAPSI.al

Migliaia di mezzi russi verso Kiev: fotografata dal satellite una colonna lunga oltre 60 chilometri

Migliaia di mezzi russi verso Kiev: fotografata dal satellite una colonna lunga oltre 60 chilometri

Migliaia di mezzi russi verso Kiev: fotografata dal satellite una colonna lunga oltre 60 chilometri

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI