Flash

Aksidentohet mjeti me targa diplomatike, humb jetën shoqëruesi i ambasadorit rus

Lapsi.al 12 May 2023
Aksidentohet mjeti me targa diplomatike, humb jetën shoqëruesi i

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pak para mesnatës të së enjtes pranë TEG-ut. Automjeti i ambasadës ruse është përplasur me banderolën metalike të rrugës. Si rrjedhojë mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur më pas me bordurën. Kjo ka sjellë humbjen e jetës së shtetasit rus S.M, 36 vjeç.

Policia e Tiranës ka dhënë detajet rreth aksidentit të rëndë.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 11.05.2023, rreth orës 23:10, te mbikalimi në Mjull Bathore, automjeti i ambasadës ruse, me drejtues shtetasin A. K., dhe pasagjer shtetasin S. M., është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.

Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital shtetasi rus S. M., 36 vjeç, ndërsa shtetasi A. K., 30 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

Krujë, humbin në pyll 3 turistë izraelitë

Tre turistë izraelitë janë shpëtuar nga policia pasi humbën për disa orë në pyllin e fshatit Brret në Krujë. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë mundësuar ...

18:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI