Flash

20-year-old Albanian dies at work in Italy

A 20-year-old Albanian worker lost his life this morning in a work accident in Valtopina in Trevi, Italy. The young man, identified by Italian media as Rogert ...

20:31

Një vit në koma, Daniel Goncalves ndërron jetë: kishte pësuar arrest kardiak gjatë stërvitjes

Futbollisti portugez me origjinë angoleze, Daniel Goncalves, ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare, pas më shumë se një viti në koma.

Lapsi.al 2026-10-27 19:48:00

Një vit në koma, Daniel Goncalves ndërron jetë: kishte

Futbollisti portugez me origjinë angoleze, Daniel Goncalves, ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare, pas më shumë se një viti në koma. Mbrojtësi i krahut të majtë humbi ndjenjat më 9 shtator 2025, gjatë një seance stërvitore me Polonia Nysa, klub që garon në kategorinë e katërt të futbollit polak.

Goncalves u rrëzua në tokë pasi pësoi një arrest kardiak. Që nga ai moment, ai qëndroi i shtrirë në shtrat në gjendje kome. Pavarësisht një përmirësimi që i mundësoi të merrte frymë në mënyrë të pavarur, në fund ai nuk arriti ta fitonte betejën për jetën. Klubi kishte theksuar vazhdimisht se futbollisti kishte marrë miratimin e mjekut sportiv për të marrë pjesë në stërvitje dhe ndeshje, në përputhje me kërkesat e përcaktuara nga Federata Polake e Futbollit.

Daniel Goncalves ndërron jetë në moshën 25-vjeçare, pas arrestit kardiak në shtator 2025

Pas arrestit kardiak, futbollisti u transportua me urgjencë në spitalin e Opoles, ku u shtrua në repartin e kujdesit intensiv në gjendje të rëndë. Pas një periudhe, ai u shkëput nga aparatura e frymëmarrjes dhe nisi të merrte frymë vetë, por nuk kishte asnjë kontakt me botën e jashtme. Goncalves nuk reagonte ndaj stimujve dhe nuk ishte i vetëdijshëm. Ai nuk ndërvepronte me mjekët, infermierët apo familjarët.

Dëmtimet neurologjike ishin të rënda, tipike për rastet kur një arrest kardiak zgjat për shkak të mungesës së oksigjenit në tru. Gjendja mbeti kritike dhe familja organizoi një fushatë për mbledhjen e fondeve, me qëllim transportimin e tij me asistencë të specializuar mjekësore drejt Portugalisë. U mblodhën më shumë se 13 mijë euro, nga të cilat rreth 2 mijë euro u dhuruan nga fondacioni i Robert Lewandowski.

Më pas, Goncalves u transferua në Portugali për rehabilitim neurologjik, por pak më shumë se një vit pas ngjarjes tragjike mbërriti lajmi për vdekjen e tij. Polonia Nysa njoftoi ndarjen e tij nga jeta përmes rrjeteve sociale. Daniel njihej nga të gjithë me nofkën Danny. “Me trishtim të thellë morëm lajmin për vdekjen e Daniel Goncalves. Familjes dhe të afërmve të tij u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe gjithë mbështetjen tonë”, shkroi klubi. Siç kujtoi edhe presidenti i klubit, Daniel dallohej jashtë fushës për buzëqeshjen e tij të vazhdueshme dhe qëndrimin pozitiv. 

Goncalves ishte formuar në akademitë e të rinjve të Benficës, mes klubeve të tjera. Si profesionist, kishte luajtur për disa skuadra të kategorive të ulëta të futbollit portugez, përpara se të transferohej jashtë vendit. Fillimisht luajti në Norvegji me Lillehammer, më pas në Poloni me Polonia Glubczyce dhe, që nga sezoni i kaluar, me Polonia Nysa. Me këtë klub arriti të luante vetëm gjashtë ndeshje, tri prej të cilave si titullar.

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: The collapse of Vučić, an instruction manual for us in Tirana

Serbia is a typical example of showing that these types of powers cannot be defeated by normal means, that the method to combat them is not to chase after elections, like a bull after a red rag, but to destroy, weaken, delegitimize and subjugate them, through methods that are mostly considered illegal or violent by the ruling class.

11:11 Andi Bushati

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI