Flash

Të dy në një varkë/ Rama-Balluku takim kokë më kokë te Vila 30

Takimi ndodhi pak pas reagimit të Veliajt kundër Ramës dhe teksa në SPAK po dëshmonte Behgjet Pacolli për aferën e Aeroportit të Vlorës.

Lapsi.al 2026-10-26 18:30:00

Të dy në një varkë/ Rama-Balluku takim kokë më

Belinda Balluku mungoi sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku kishte shkuar edhe vetë Edi Rama. Por ndryshe nga deputetët e tjerë, ajo ka trajtim special. Kryeministri i kishte rezervuar asaj kohë më vete për një takim tet a tet.

Burime pranë mazhorancës i thanë Lapsi.al se sot pas dreke Rama e Balluku janë takuar në Vilën 30 në zonën e ish-Bllokut, ku kanë qëndruar rreth një orë e pak. Arsyet e takimit dhe çfarë është biseduar mes tyre natyrisht që nuk dihen.

Por takimi mes të dyve ndodhi pak pasi Erion Veliaj ishte shfaqur i ngazëllyer për humbjen e Vuçiç në Serbi dhe hoqi paralele për Tiranën duke ndjellë gjithashtu edhe kapitullimin e Edi Ramës përballë protestës studentore. 

"Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”. Sa më shpejt ta kuptojmë këtë si qytetarë e politikëbërës, aq më mirë do të dimë t’u përgjigjemi nevojave dhe pritshmërive të kësaj gjenerate", shkruajti Veliaj në Facebook. 

Përballë një Erion Veliaj që po nxjerr dhëmbët kundër Edi Ramës edhe pse është brenda katër mureve, qëndron Belinda Balluku e gatshme për t’i ofruar besnikëri në mënyrë që ajo të vijojë të mbrohet politikisht përballë hetimeve të SPAK. Fundja janë të dy në të njëjtën varkë. Nëse bie Balluku, fundoset edhe Rama. Nëse kapitullon ky i fundit, i ka orët e numëruara edhe Bela. 

Takimi te Vila 30 përkonte edhe me një zhvillim tjetër në SPAK, ku ishte paraqitur biznesmeni Behgjet Pacolli, lidhur me hetimet intensive për aeroportin e Vlorës. Pacolli qëndroi aty për rreth 7 orë. Natyrisht që çdo veprim lidhur me aeroportin e Vlorës është bërë me dakordësinë e dyshesh Rama-Balluku.

Kujtojmë që për një takim tjetër të ngjashëm si ky i sotmi ka folur ditë më parë edhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Sipas tij, Rama e Balluku kanë qëndruar për kohë të gjatë te vila e kuqe në periferi të Tiranës ndërkohë që kishin shpërthyer protestat e të rinjve.

Takimet e tyre të shpeshta mund të lidhen edhe me zhvillimet nga SPAK, ku Ballukut i janë komunikuar zyrtarisht akuza të reja ndonëse për çudi s’ka ende në Kuvend një kërkesë të dytë për arrestimin e saj. Nga ana tjetër duket se laku për Ballukun po ngushtohet edhe mediatikisht.

Top Channel që dikur buçiste sukseset e saj brenda tuneleve dhe jo vetëm, sot e ka target ish-zv.kryeministren. Kjo e fundit në një prej reagimeve ka shprehur keqardhje që kjo media është shitur e po keqpërdoret, por pa dhënë emra sa nga kush. Sidoqoftë, duket sikur diçka po lëviz. Ky mund të jetë dimri i fundit ose dimri i vetmisë së madhe për Ramën e Ballukun. Ose për të dy bashkë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama criminalized the protest/ Student with a 10 average refutes the propaganda

In an attempt to criminalize the student protests, Edi Rama has built an international conspiracy with Antifa, Iran, organized crime, and explosives, but this whole story came to light when one of the "criminals" he publicly exposed turned out to be a medical student with a 10 average, who denied his accusations.

13:16

ide

Andi Bushati: The collapse of Vučić, an instruction manual for us in Tirana

Serbia is a typical example of showing that these types of powers cannot be defeated by normal means, that the method to combat them is not to chase after elections, like a bull after a red rag, but to destroy, weaken, delegitimize and subjugate them, through methods that are mostly considered illegal or violent by the ruling class.

11:11 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Andi Bushati: The collapse of Vučić, an instruction manual for us in Tirana

Serbia is a typical example of showing that these types of powers cannot be defeated by normal means, that the method to combat them is not to chase after elections, like a bull after a red rag, but to destroy, weaken, delegitimize and subjugate them, through methods that are mostly considered illegal or violent by the ruling class.

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI