Flash

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Transportonte ilegalisht 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet i riu nga Azerbajxhani

Lapsi.al 26 October 2026

Transportonte ilegalisht 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet i

Një 21-vjeçar nga Azerbajxhani është arrestuar në Shkodër, pasi u kap duke transportuar me automjet 6 emigrantë të huaj, të cilët dyshohet se synonin të kalonin ilegalisht kufirin drejt Malit të Zi. Policia ka njoftuar se  21-vjeçari u kap në rrugën automobilistike në Vukpalaj.

Njoftimi i policisë:

VKM Shkodër/ Finalizohet operacioni i koduar “Transit 5”. Goditet një tjetër rast i dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. Arrestohet në flagrancë një 21-vjeçar nga Azerbajxhani, pasi u kap duke transportuar me automjet 6 shtetas nga vendet e treta, që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në Malin e Zi.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Transit 5”.

Si rezultat i operacionit, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare dhe Migracionit Bajzë arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 21 vjeç, banues në Zagatala, Azerbajxhan. Ky shtetas u kap në rrugën automobilistike në Vukpalaj, pranë kufirit me Malin e Zi, duke transportuar me automjetin tip “Hyundai” 6 shtetas nga vendet e treta, të cilët dyshohet se synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror me Malin e Zi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI