Flash

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Nafta mbi 200 lekë, 78% e qytetarëve kufizojnë përdorimin e makinës

Lapsi.al 26 October 2026

Nafta mbi 200 lekë, 78% e qytetarëve kufizojnë përdorimin e

Çmimet e larta të karburanteve kanë thelluar barrën financiare të familjeve shqiptare. Prej korrikut të këtij viti, një litër naftë ka kaluar vlerën e  mbi 200 lekëve, një nga nivelet më të larta në Europë, teksa nga ana tjetër, paga mesatare në vendin tonë është nga më të ulëtat në kontinent. Për rrjedhojë, çmimi i lartë po ndryshon gradualisht mënyrën se si shqiptarët po përdorin automjetin.

Për rreth 74% të qytetarëve, shpenzimet për karburant zënë deri mbi 15% të buxheteve mujore, teksa 78,6% e përdoruesve kanë kufizuar përdorimin e makinës, ose bëjnë më pak kilometra.

Këto rezultate dolën nga një anketë online që revista “Monitor” realizoi me 384 persona nga 16 shtatori deri më 6 tetor 2026, përmes platformës ECR (Engaged Citizens Reporting- angazhimi i zërit të qytetarëve). 76% e të anketuarve ishin meshkuj.

Rezultatet duhen lexuar si perceptime dhe sjellje të pjesëmarrësve në sondazh dhe jo si një matje përfaqësuese e të gjitha familjeve shqiptare, pasi kampioni nuk është përfaqësues.

Një tjetër problem që evidenton anketa është pamundësia për të investuar në automjete më ekonomike. Gati gjysma e pjesëmarrësve deklarojnë se e kanë menduar ndryshimin e makinës, por nuk e përballojnë financiarisht. Në këtë mënyrë, familjet përballen me një zgjedhje të vështirë, të vazhdojnë të paguajnë kosto të larta për karburant ose të reduktojnë lëvizjet.

Rezultatet tregojnë një kërkesë pothuajse unanime për ndërhyrjen e shtetit, kryesisht përmes uljes së taksave. Një nga gjetjet më interesante është gatishmëria e lartë për të përdorur më pak makinën nëse transporti publik përmirësohet, një sinjal se ndikimi ekonomik i çmimeve të karburanteve nuk mund të trajtohet vetëm përmes politikës fiskale.

Ai lidhet edhe me investimet në infrastrukturë, organizimin e transportit dhe alternativat që kanë familjet për të përballuar nevojat e përditshme të lëvizjes.

Në afat të shkurtër, çmimi i naftës mbetet një faktor që ndikon në shpenzimet dhe fuqinë blerëse të familjeve. Në afat më të gjatë, ulja e varësisë nga automjeti privat dhe zhvillimi i alternativave më ekonomike të transportit mund të jenë po aq të rëndësishme sa ndërhyrjet e drejtpërdrejta në çmimin e karburanteve.

Një të ankëtuarit komentoi se, “Mbajtja e një automjeti të krijon probleme me kostot, parkimin e gjithçka tjetër që lidhet me të duke ngushtuar ndjeshëm të ardhurat. Krahas kësaj përballemi dhe me probleme sigurie nisur nga rrëmuja me të cilën janë planifikuar lëvizjet në qytetin e Tiranës”.

Karburanti merr mbi 15% të të ardhurave mujore për 40% të të anketuarve./Monitor

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI