
Protestuesit kanë nisur marshimin nga Rruga e Durrësit në Tiranë, duke u drejtuar drejt godinës së Kryeministrisë.
Pas grumbullimit në zonën e Ministrisë së Arsimit, pjesëmarrësit në protestë kanë vendosur të zhvendosin tubimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar kështu aksionin e tyre protestues.
Marshimi vjen në kuadër të protestave që po zhvillohen prej ditësh në kryeqytet, ku studentët dhe qytetarët kanë ngritur një sërë kërkesash ndaj qeverisë, mes tyre edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit vijojnë lëvizjen nëpër rrugët e kryeqytetit, me destinacion godinën e Kryeministrisë, ku pritet të vazhdojë tubimi.